LAJMI I FUNDIT:

Kusari – Lila: Ka ndodhur mashtrimi me laps, dikujt i janë shtuar numrat (Video)

Kusari – Lila: Ka ndodhur mashtrimi me laps, dikujt i janë shtuar numrat (Video)

Kandidatja për kryetare të Gjakovës  nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ajo do ta bëjë kërkesën për vëzhgues dhe monitorues shtesë nga bashkësia ndërkombëtare, njëjtë sikurse në vitin 2013.

Kusari – Lila në emisionin “Debat D”, ka thënë se ka pasur shkelje në Komunën e Gjakovës, gjatë procesit zgjedhor të së dielës.


“Janë shënuar 500 vota më shumë kur janë mbledhur votat e kandidatëve. Nëse i mbledh votat e kandidatëve, ato dalin 500 më tepër, dhe kjo do të thotë se dikujt i janë shtuar votat me laps. Mendoj që prej disa vendvotimeve do të shohim nga rinumërimi se çfarë ka ndodhur”, ka shtuar Kusari – Lila./Telegrafi/