LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton KOK-un: Presim që rezultatet e sportistëve të mos ndalen

Kurti viziton KOK-un: Presim që rezultatet e sportistëve të mos ndalen
photo by: @Shpend Ahmeti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ku shprehu mbështetjen ndaj këtij institucioni sportiv dhe nënvizoi pritjet për organizimin e lojërave mesdhetare në Kosovë “Prishtina 2030”.

Kurti ka thënë se pret që rezultatet e sportistëve dhe sportisteve të mos ndalen, por vetëm të shtohen të arriturat.


“Unë jam shumë mirënjohës për punën sistematike që po e bëjnë, për kontributin që po e japin dhe besoj se tash e tutje do të kemi edhe më shumë suksese, nga bashkëpunimi ynë si qeveri dhe institucion shtetëror”, ka thënë fillimisht Kurti.

“Presim që si rezultatet e sportistëve dhe sportisteve tona, ashtu edhe pjesëmarrjes së Kosovës në arenën ndërkombëtar, si pjesëmarrëse dhe tash edhe si kandidate për të qenë nikoqir i lojërave mesdhetare këtu në Kosovë “Prishtina 2030”, nuk do të na ndalen por vetëm sa do të na shtohen të arriturat”.

Ministri i Sportit, Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Lexo po ashtu Ministri i Sportit, Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ndërkaq, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se vizita e kryeministrit Kurti është e rëndësishme, sidomos para vendosjes për organizimin e lojërave mesdhetare 2030.

“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme, pikërisht para (kandidaturës) për lojërat mesdhetare në të cilat me 8 shtator shpresojmë që të jemi nikoqir i këtyre lojërave. Falënderove kryeministrin dhe zëvendësministren e Sportit për përkrahjen dhe besoj se shumë shpejtë të gjithë ne së bashku do të festojmë marrjen zyrtare të lojërave mesdhetare më 8 shtator, kur prezentë do të jemi edhe ne, kryeministri dhe shumica e anëtarëve të bordit të KOK-ut”, shtoi Krasniqi.

Më 8 shtator gjatë asamblesë gjenerale të ISMG-së, do të vendoset për Lojërat e 21-ta Mesdhetare dhe për Lojërat e katërta Mesdhetare në Plazh.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mund të jetë mikpritëse e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze.

Kosova është treguar mjaft e suksesshme në pjesëmarrjet e saj në Lojërat Mesdhetare, mbi të gjitha në sportin e xhudos, duke fituar medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori