LAJMI I FUNDIT:

Kurti me video në gjuhën serbe, ngre dyshimet se Jabllanoviq mori 1 milion euro dhe dy banesa për t’u tërhequr nga gara për kryetar komune

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot i është drejtuar qytetarëve serbë me një video, përmes së cilës ka folur për situatën në veri të vendit.

Kurti në këtë adresim theksoi se thënë se u kupton që situata nuk është e lehtë, ndërkaq duke iu referuar zgjedhjeve të fundit ka thënë se Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt.


Ai ka hedhur dyshime lidhur me këtë rast, duke thënë se ka dëgjuar se Jabllanoviq ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviqin të thotë se nuk do të ‘gjuajë menjëherë penalltinë’”, është shprehur  Kurti.

E di që situata nuk është aspak e lehtë dhe të gjithë kemi frikë nga ngjarje të mundshme të paparashikueshme në të ardhmen e afërt. Unë gjithashtu e di se, gjatë tre javëve të fundit, ne kemi dalë edhe në lajme ndërkombëtare, duke u paraqitur në një dritë jo dhe aq të mirë.

Por le të fillojmë me radhë. Më vjen keq që u desh të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje kaq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, me shpresën se Lista Serbe do të merrte pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse pranojmë aneksin e Ohrit, do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.

Në mars të këtij viti e kemi zgjatur edhe me pesë ditë afatin për regjistrim partiak. E gjithë kjo për asgjë.

Mendova se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviqin të thotë se nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë”, është shprehur Kurti.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, si dhe Jabllanoviq kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë komunash të ardhshëm.

Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet t’i detyroj të dalin në zgjedhje. Tashmë kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri.

Për këtë kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë të hapur, të lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tash e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet që tha PO, se e pranoi atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës”, tha më tej kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, qeveria në Beograd është në kërkim të makinës së kohës.

“Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u liruam, ndonjëherë para shkurtit 2008.

Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk toleron kulturën e banditëve.

Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garantues se vitet ’90-ta nuk janë të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet edhe pa detyrime sepse Millosheviqi mbante të gjithë përgjegjësinë”, është shprehur ndër të tjera kryeministri i vendit.

Lexoni më poshtë fjalimin e plotë të kryeministrit, Albin Kurti: 

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

E di që situata nuk është aspak e lehtë dhe të gjithë jemi të shqetësuar nga ngjarje të mundshme të paparashikueshme në të ardhmen e afërt. Po ashtu e di se, gjatë tre javëve të fundit, kemi mbërritur edhe te lajmet ndërkombëtare, duke u paraqitur në një dritë jo dhe aq të mirë.

Por le të fillojmë me radhë. Më vjen keq që na është dashur të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje aq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do të merr pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse ne pranojmë Aneksin e Ohrit, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Më 17 mars të këtij viti e kemi zgjatur edhe për pesë ditë afatin e regjistrimit të partive. E gjithë kjo për asgjë. Kam menduar se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Ndoshta nuk është e saktë, por gjithsesi duhet të jetë presion tepër i madh apo ofertë tepër luksoze, që e ka shtyrë Jabllanoviqin të thotë se ai nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i detyroj të kandidojnë në zgjedhje. Tani, kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri. Për këtë na duhen zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë parazgjedhore e hapur, e lirë, në 4 komunat në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Prandaj në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikësim dhe kriminelë. Këtë duam dhe duhemi ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Në anën tjetër, na janë të nevojshme takimet në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tani e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar, e tani ankohet dhe pendohet që ka thënë PO, që e ka pranuar atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto të Republikës së Kosovës.

Siç duket, pushteti në Beograd është në kërkim të makinës së kohës. Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u çliruam, ndonjëherë para shkurtit 2008 kur shpallëm pavarësinë, ndonjëherë para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë Vuçiq pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç e keni dëgjuar edhe ju vetë, ndonjëherë duan të kthehen në makinën e kohës para dhjetorit 2001 kur unë kam dalë nga burgjet serbe.

Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk duron dot kulturën e të të dhunshmëve. Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur edhe një luftë. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë i burgosur lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet madje pa detyrime, sepse të gjithë përgjegjësinë e mbante Millosheviqi.

Për më shumë se 10 vjet, këta të ashtuquajtur progresistë e kanë kriminalizuar politikën në Serbi, e tani në veri të Kosovës po tentojnë të politizojnë kriminelët. Nga ana tjetër, ne kemi mbyllur 16 rrugë ilegale në veri, kemi shkatërruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 tonë narkotikë, kemi shkatërruar 14 laboratorë droge, 8 prej tyre në veri dhe 5 sosh për prodhimin e kriptovalutave.

Të dashur qytetarë,

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të demokracisë në rajonin tonë. Sipas institucioneve dhe organizatave prestigjioze ndërkombëtare, si Transparency International, World Justice Project, World Press Freedom Index “Reporterët pa Kufij”, Freedom House dhe V-Dem, Kosova është në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër korrupsionit, sundimit të  ligjit, lirisë së medias, lirive politike dhe të drejtave civile, si dhe zgjedhjeve demokratike. Progresi ynë demokratik shoqërohet me zhvillim ekonomik.

Gjatë këtyre viteve të fundit kemi pasur një rritje mesatare prej 7% të bruto prodhimit vendor, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar, buxheti vjetor këtë vit është 17% më i lartë se në vitin 2022, e të hyrat tatimore janë rritur për dy të tretat pa ndryshuar politikën fiskale, sepse njerëzit paguajnë më shumë tatim kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri dhe po ashtu kur janë optimistë shpenzojnë më shumë se sa kursejnë dhe nga kjo përfitojnë jo vetëm ata por edhe gjithë ekonomia jonë. Rritjen më të madhe të buxhetit e kemi siguruar për shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen dhe arsimin. Rritjen ekonomike nuk e mbajtëm për shtetin, por ia shpërndamë popullit: dy pako masash, për ringjallje ekonomike dhe për përballje me inflacionin, në një total prej gati një miliard eurosh. Përfundimisht, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën nga tetori i vitit të kaluar është më i miri në 15 vitet e fundit. Prandaj nga 1 janari i vitit 2024 hiqet edhe regjimi i vizave për pasaportat e qytetarëve të Kosovës.

Kemi bërë shumë për komunitetin serb. Kemi përfunduar restaurimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Manastirin “Qeli” dhe kishën e Shën Mërisë në Kamenicë, si dhe Manastirin e Dragancës në Novobërdë. Ka filluar restaurimi i katër shtëpive tradicionale në Prizren, pronarët e së cilave janë serb. Në bazë të thirrjes së fundit për ndihmë direkte, mbështetje financiare kanë fituar disa organizata dhe individë për botim librash, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. Në proces hartimi është plani i konservimit të fshatit Hoçë e Madhe.

Sërish është themeluar puna e komisionit përgjegjës për verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Ky komision deri më tani ka pranuar 44 aplikime nga të diplomuarit. E në të ardhmen, për të lehtësuar procesin e aplikimit, po implementojmë një platformë online. Të gjitha me synimin e një niveli më të lartë të efikasitetit. Kemi krijuar edhe programin e ndihmës “Qeveria për Familjen”, në bazë të të cilit ne ofrojmë subvencione për pagat e të punësuarit të vetëm brenda familjes. Me këtë program kemi ndihmuar 115 familje serbe. Po ashtu, Ministria jonë për Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar në themelimin e 123 ndërmarrjeve të vogla, ndër të cilat 48 ishin për mirëqenien e komunitetit serb. E Agjencia jonë për punësim ka ndërmjetësuar punësimin e 371 personave nga komuniteti serb – dyfish më shumë se vitin e kaluar.

Kemi dyfishuar buxhetin e zyrës së Komisionerit për Gjuhët për sa i përket bashkëpunimit në projekte me organizatat joqeveritare, kemi mbështetur programin e studimeve të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës dhe kemi shpërndarë 19 grante për organizatat joqeveritare dhe mediat që mbështesin komunitetin serb, dhe kemi filluar ndërtimin e 8 shtëpive për familjet serbe.

Platforma jonë e re “Superpuna u mundëson të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç të marrin pagën minimale si bonus: deri tani kemi 11 mijë të rinj aktivë, gjashtë mijë e gjysmë biznese të regjistruara, me më shumë se tetë mijë mundësi të hapura për vende pune. Kemi ndarë 3 milionë euro për organizata joqeveritare, fermerë dhe start-up. Afati i aplikimit përfundon këtë të premte, andaj nxitoni pak.

Të dashur qytetarë,

E kam theksuar shumë herë se ky shtet është i yni i përbashkët – ai që na përqafon dhe na mbron dhe për të mirën e të cilit jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për shkak të asaj që duam për veten dhe familjet tona.

Vendi ku banojmë është shtëpia jonë, e shteti ynë shtëpia e të gjithë neve.

Faleminderit shumë dhe ju uroj gjithë të mirat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori