Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Armeni, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Gjatë qëndrimit në Yerevan, Kurti pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë të shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, i cili mbledh krerë institucionesh dhe udhëheqës evropianë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.


Përveç pjesëmarrjes në samit, ai do të jetë gjithashtu pjesë e konferencës ndërkombëtare Yerevan Dialogue, ku pritet të diskutohet për zhvillimet politike dhe sfidat rajonale e globale.

Vizita e Kurtit në Armeni vjen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe më gjerë. /Telegrafi/