Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar folur për ofertën që thotë se ia ka bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për vetë-menaxhim të serbëve të Kosovës në takimin e Ohrit.
Kreu i ekzekutivit tha se gjatë bisedimeve, i ka bërë ofertë palës serbe që nëse të njëjtit pranojnë tri shtylla bazike, Kurti është shprehur i gatshëm që të shkruaj draftin për vetë-menaxhimin.
“Për ketë formulimin e vetë-menaxhimit të komunitetit serb, dhe në anën tjetër këto marrëveshjet e trashëguara, e që kanë pësuar rrëzim nga institucionet tona e janë shkelur nga Serbia, unë kam bërë një ofertë konkrete, duke i thënë se nëse pala serbe është dakord që të pranoj tri shtylla bazike; Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një qëndrim të Brukselit dhe Uashingtonit se çka është dhe nuk është asociacioni, unë jam i gatshëm të shkruaj draftin”- tha Kurti.
Kurti u shpreh se nuk ka pasur dakordim që të përfillen shtyllat e përmendura teksa shtoi se kishte “refuzim shumë të ashpër të ofertës”.
“Nuk ka pasur dakordim që të përfillen këto shtylla, me këto tre shtylla i kam thënë ua sjellë statutin si draft nesër në mëngjes. Këtë ua kam thënë në takimin trelateral mirëpo është refuzuar dhe u tha që nuk paskemi çfarë të diskutojmë me tutje, po humbim kohë, pra ishte një refuzim shumë i ashpër i ofertës. Një ofertë shumë gjeneroze që nëse pranohej si premisë, unë do të merrja barrën që të nesërmen në mëngjes kemi mundur të vazhdojmë bisedimet. Njëherë pajtohesh në parim dhe më pas e sjell përmbajtjen nuk mund të sjellësh përmbajtje kur ti refuzon parimet” – theksoi kryeministri në RTK.
“Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë jam interesuar që qytetarët që më kanë kryeministër të jenë te kënaqur, nuk kam interesa për serbë të pakënaqur dhe nëse ata kanë nevoja. kërkesa për ti adresuar, lirisht të vinë”- ka thënë mes tjerash ai.
Kurti, dje në një postim në Twitter u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për vetë-menaxhim të serbëve të Kosovës.
Kurti ka thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi edhe këtë propozim të ofruar nga Kurti.
“A është ai Dr. Jo apo Z. Jo?”- ka pyetur Kurti.
Më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për zbatimin e planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi i njohur si plani franko-gjerman.
Ky plan nuk është nënshkruar si marrëveshje nga palët, për çka kryeministri Albin Kurti ka thënë se pala serbe nuk ka qenë e gatshme.
Një ditë më vonë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin