LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Të bëhemi si Kroacia në raport me Serbinë

Kurti: Të bëhemi si Kroacia në raport me Serbinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, në foltoren e parlamentit ka theksuar se në draft-rezolutën për lirimin e kolonelit Nehat Thaçi duhet të përfshihen edhe dy pikat: lirimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Ai ka thënë se Serbia duhet të ketë kosto nga ky veprim.


“Të mos harrojmë që BE-ja ndërhyn kur ne jemi serioz, ndërsa nëse ne lutemi ata na kategorizojnë si lutës. Askush nuk po thotë që të e anashkalojmë BE-në, por nuk duhet të lejojmë që ajo të na anashkalojë neve. Reciprociteti dhe kushtëzimet ndaj Serbisë, tregojnë seriozitet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë, duke e kushtëzuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ky vend sipas tij ka arritur aty ku është.

“Nuk kalon rruga për në Bruksel kah Beogradi, sepse ajo është rrugë qorre. Ta ndjekim rrugën e kushtëzimit dhe jo rrugën e koncesioneve. Serbia duhet të ketë kosto. Ndërprerja e bisedimeve është leva jonë”, ka thënë ndër tjerash Albin Kurti. /Telegrafi/