LAJMI I FUNDIT:

​Kurti takon emisarët, Sarrazin dhe Frangeš: Kosova e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në dialog

​Kurti takon emisarët, Sarrazin dhe Frangeš: Kosova e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në dialog

Për të diskutuar për situatën në vend, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Procesin e Berlinit dhe çështje tjera aktuale, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën e tij Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

Në këtë takim, përkrah kryeministrit Kurti ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Bëhet e ditur se, Kryeministri Kurti u shpreh se vendimi dhe veprimet e qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen. Ndërkaq sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, tha se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi që ka vazhduar qasjen destruktive në marrëdhëniet me Kosovën dhe se është përpjekje për ta mbuluar mosgatishmërinë për diskutime rreth elementeve të marrëveshjes kornizë që çon drejt normalizimin të plotë të raporteve.

Në anën tjetër, Republika e Kosovës e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në këtë proces, shtoi kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale duke theksuar se deri sot në mëngjes janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale dhe se pavarësisht kësaj nuk ka asnjë incident shënuar; për punën e institucioneve për mbarëvajtjen e shërbimeve për të gjithë qytetarët; dhe për kërcënimet dhe sulmet që individë dhe banda kriminale po u bëjnë qytetarëve tanë në komunat në veri të vendit.

Në fund, Kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveri demokratike dhe e përgjegjshme, e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori