LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ambasadorin Grondahl: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Kurti takon ambasadorin Grondahl: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Ambasadori Grondahl e uroi Kurtin për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara.


Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi se qytetarët kanë nevojë për punësim e drejtësi, vendi ynë ka nevojë për demokraci e progres, dhe se këto janë prioritetet e Qeverisë.

Të dy u pajtuan se Norvegjia si partner i Kosovës mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund të takimit, Ambasadori ftoi Kurtin për një vizitë zyrtare në institucionet e shtetit norvegjez dhe u dakorduan që ajo të realizohet në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori