LAJMI I FUNDIT:

Kurti shkoi në Maqedoninë e Veriut për t’i mbuluar skandalet që shpërthyen në Kosovë

Kurti shkoi në Maqedoninë e Veriut për t’i mbuluar skandalet që shpërthyen në Kosovë

 Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën përçarëse të Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në Rajon.


Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë, por sipas tij qëllimi politik është më e thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë.

“Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet.

Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktoi përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re.

Mos të harrojmë që Kurti mbështeti zotin Sela në zgjedhjet e kaluara. Dhe në atë vizitë në atë kohë, pati shumë debate.

Kurti tenton një koalicion ideologjik, përtej protokollit shtetëror” tha Haziri.

Sa i përket marrëdhëniet me shtetet fqinj, të cilat janë në një krizë, Haziri u shpreh se Prishtina po prodhon kriza.

Ai shtoi se pasi prishit marrëdhëniet me Abazovic dhe Ramën, tani të njëjtën gjë bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke treguar mbështetje për opozitën e re.

“Deri para disa ditëve, Kurti të vetmen marrëdhënie e kishte me Shkupin. Sepse me Malin e Zi raportet u dëmtuan me Dritan Abazoviç.

Edhe me Shqipërinë, vizitën e Ramës e shikuan si mbështetje pro opozitës dhe kjo shkallmoi këto raporte mes dy vendeve

Dhe vizita e fundit në Tetovë dhe Shkup, e fut Kosovën në raport që po prodhon kriza. Prishtina po prodhon politika të këqija dhe kriza duke shfrytëzuar komunitet shqiptare.

Kurti në raport me Serbinë përfaqëson reciprocitet dhe ky është në proporcion me veriun e Kosovës. Kurti, Preshevën e Bujanovckin e ka përdorur vetëm për qëllime politike.

Ajo që e dallon Kurtin nga liderët e tjerë është se është ideologjik dhe jo kombëtar” u shpreh nënkryetari i LDK-së për abcnews.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori