LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shënuam rekord të të mbjellave që nga paslufta

Kurti: Shënuam rekord të të mbjellave që nga paslufta

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij në sektorin e bujqësisë.

Në një postim në Facebook, i pari i qeverisë ka theksuar se për dy vjet e gjysmë qeverisjeje kanë shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës.

“Në krahasim me dy vjet më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%”, ka shkruar Kurti.


Ai ka bërë të ditur se mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare për bujqit deri më tani, ndërsa për herë të parë kanë subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor.

“Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%”, është shprehur Kurti.

Kryeministri poashtu ka shtuar se aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë.

“Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë. Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"La Piazza" – Shija mesdhetare që e gjallëron qytetin!

Ekonomi
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Kalo në kategori