LAJMI I FUNDIT:

Kurti sërish në SHBA, analistët me vlerësime të ndryshme

Kurti sërish në SHBA, analistët me vlerësime të ndryshme

Analistët kanë treguar qëndrimin e tyre ndaj udhëtimit të Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit Kurti në Amerikë për të qenë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në. Sipas analistëve vizita shënon një progres për Kosovën.

Vizitat e Kurtit shpeshherë kishin ngritur dilema dhe kritika në raportet e tij me SHBA-të duke vënë në pikëpyetje pozicionin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara.

Me kritika u përcoll edhe udhëtimi i kësaj radhe në Amerikë i dy prej udhëheqësve të shtetit për të qenë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Për analistët e “Debat Plus”, kjo vizitë e Kryeministrit Kurti është sa e “ekzagjeruar”, njëherësh edhe “një progres”.

Analistit Ylli Hoxha, vlerëson se shkuarja e Albin Kurtit nuk është një “triumf i madh”, është një raport i mirë që po e përcjell Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Hoxhën, Kurti për SHBA-të është sikurse çdo lider tjetër i Kosovës.

“SHBA-të janë aq të fuqishme dhe dominante në raport me Kosovën saqë çdo lider i zgjedhur i Kosovës është i njëjtë, a i buzëqeshi apo jo s’ka rëndësi”, thotë Hoxha gjersa thekson se Kurti nuk përfaqëson vetëm vetën, por edhe politikat e vendit.

Dardan Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë
Lexo po ashtu Dardan Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë

Lidhur me kritikat e deritanishme ndaj Kurtit dhe vizitave të mëparshme të tij në SHBA, sipas Vehbi Kajtazit, ato ishin mëse të nevojshme ngase “i kanë bërë hair”.

Sipas tij, kjo vizitë e Kurtit është “tjetër nivel”, ndërsa ajo para kësaj, “e kotë”.

Për Imer Mushkolaj, vizita e Kurtit në SHBA paraqet një progres.

Pa dashur të komentoj deklaratën e fundit të ish-deputetit të LVV-së, Florin Krasniqit në studion e “Debat Plus”, përgjatë të cilës e kishte cilësuar Kurtin sikurse “të rrezikshëm”, Mushkolaj ka thënë se vizita te Blinken shuan dilemat e raporteve të SHBA-së me Kurtin.

A po ndryshojnë raportet e Kurtit me SHBA-në?
Lexo po ashtu A po ndryshojnë raportet e Kurtit me SHBA-në?

“Ajo çka duhet të konstatohet është se ata janë në SHBA dhe lajmi se vizita me Blinken po realizohet është një lajm i mirë”, thotë Mushkolaj.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Zyres së Presidentes, Mushkolaj ka vërjetur se përgjatë njoftimit në lidhje me vizitën tek Blinken, nuk është përmendur dialogu mes vendeve.

“Dialogu duhet të jetë një nga temat në SHBA”.

Kajtazi: Kjo vizitë e liderëve në SHBA është tjetër nivel, duhet të na bëjë të lumtur
Lexo po ashtu Kajtazi: Kjo vizitë e liderëve në SHBA është tjetër nivel, duhet të na bëjë të lumtur

Për një shtet të vogël sikurse Kosova, është mëse e natyrshme që takimet e liderëve të Kosovës me lider të SHBA-së të shiheshin sikurse një arritje në vete, sipas Visar Hoxhës.

“Ky takim duhet të shihet në këtë drejtim, sikurse kahje në një politikë të caktuar”, thotë ai.

Ai ka rikujtuar letrën e fundit të sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken i cili i kishte kërkuar Kurtit të fuqizonte lidership-in duke bërë progres në çështjen e të pagjeturve me Serbinë dhe njëherësh, përparime në sektorin e energjisë. Marrëveshje të cilat po të shënonin progres, do të hapnin rrugën e dialogut.

“Prej vizitës së parë deri tek e dyta , e kemi atë me energjinë dhe bazuar në atë që thotë Lajçak, edhe për personat e pagjetur”.

Takimi ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe zyrtarit të dytë me të lartë amerikan pas presidentit, do të mbahet sonte nga ora 22:30 sipas kohës lokale në Kosovë.

Kurti dhe Osmani udhëtuan në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë të mbi 200 milionë eurove.

Institucionet që ata drejtojnë kanë paralajmëruar edhe takime të tjera bilaterale./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori