Albin Kurti do të vazhdoj të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Në zgjedhjet e brendshme që mbajti dje (25 shtator 2022) ky subjekt, Kurti arriti të marrë 98,60% të votave.
Kundër tij votuan 0,89%, ndërsa 0,51% abstenuan. Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për Vetëvendosje dhe Rinia për Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.
Albulena Haxhiu do të jetë kryetare e Forumit të Gruas, ndërkaq Behar Jashari i të rinjve të Vetëvendosjes.
Gjatë ditës së djeshme, Kurti ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV-në, për shkak se kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtarë i subjektit tonë politikë mund dhe duhet të dëgjohet. Në 46 qendra apo degë të lëvizjes sonë mbahen zgjedhjet për kryetarë të lëvizjes, kryetare të strukturës së re “gratë për VV”, për kryetarët e strukturës të re, rinia për VV, por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave apo të degëve në 26 sosh, mbahen zgjedhjet për kryetar të qendrave”, u shpreh të dielën, Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert