LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Rezultatet e testit PISA na treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor

Kurti: Rezultatet e testit PISA na treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor

Qeveria e Kosovës, po mban mbledhjen e 178 me radhë dhe të parafundit për këtë vit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo do të jetë mbledhja me më së shumti vendime deri më tani.


“Qeverisja kërkon sa përkushtim edhe energji. Si qeveri e re e një vendi të ri me popullatë të re jemi të përkushtuar me rini. Të hënën e kumtuam lajmin që Kosova është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare “Shoqata Evropiane e Kartës Rinore EYCA” karta me të cilën do të mund të pajisen të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se me këtë kartë të rinjve do t’iu jepet qasje atyre në mbi 60 mijë zbritje dhe benifite në transport, akomodim, arsim, sport kulturë, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

Kurti gjithashtu tha se jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë që treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë tonë dhe nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë as shpejt.

“Testi PISA po tregon se në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë. Mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po din”, tha Kurti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori