Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë sot se vetëm presidentit Hashim Thaçi i ngutet që të bëhet ratifikimi i Demarkacionit, pasi siç tha Kurti “do që krimin e tradhtinë e tij ta ratifikojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës”.
Kurti tha se deklarata e presidentëve Thaçi-Vujanoviq e 16 shkurtit 2018 është mashtrim i ri dhe jo marrëveshje e re.
Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:
Dy milionë qytetarë minus njëri
Murat Meha ka kryesuar Komisionin e Kosovës për shënjim e mirëmbajtje të kufirit, pra për saktësim të kufirit, për demarkacion (në gjuhën malazeze ‘obilježavanje i održavanje’). Milan Paunoviq ka kryesuar Komisionin e Malit të Zi për përcaktim dhe vendosje të kufirit, pra për kufizim me Kosovën, për delimitim (në gjuhën malazeze ‘razgraničenje i utvrđivanje’). Meha ka përfunduar te misioni i Paunoviqit dhe Kosova i ka humbur 8.200 hektarë: Meha ka pranuar që ne ta dëshmojmë me libra kadastralë dhe vetëm me to që toka e jonë është territor yni, d.m.th. aty ku ne s’kemi ‘letra’ (edhe nëse as Mali i Zi s’i ka ato) ajo i takon Malit të Zi!
Deklarata e presidentëve Thaçi-Vujanoviq e 16 shkurtit 2018 është mashtrim i ri dhe jo marrëveshje e re. Megjithatë, për çështjen e ‘demarkacionit’ me Malin e Zi tash kemi dy zhvillime pozitive dhe dy rreziqe për gabim në hapa.
Zhvillimet pozitive që duhen përdorur janë:
+1. Ndonëse Deklarata Thaçi-Vujanoviq me përmbajtjen e saj nuk e korrigjon marrëveshjen e Vjenës së 26 gushtit 2015, me formën e saj ajo shpreh gatishmërinë e Malit të Zi për të biseduar. Ndryshe nga qëndrimi i mëhershëm malazez se ‘demarkacioni’ është çështje e brendshme e Kosovës dhe e mbyllur për Malin e Zi.
+2. Ndonëse Deklarata Thaçi-Vujanoviq me formën e saj vetëm sa konfirmon ndryshimin e kufirit, në përmbajtjen e saj ajo shpërfaq pranimin e Thaçit se ai me nënshkrimin në Vjenë ka gabuar dhe ka dëmtuar Kosovën. Ndryshe nga insistimi i tij i mëhershëm se ‘demarkacioni’ i Komisionit Meha nuk na humbte asnjë centimetër.
Rreziqet për gabim në hapa ku s’duhet rënë janë:
-1. Ndonëse flitet për korrigjime eventuale të shenjimit të kufirit nga Trupi i Përbashkët Punues, këto janë korrigjime potenciale vetëm të shenjimit të kufirit tashmë të ndryshuar e që pritet të ratifikohet, e jo kthim të kufirit në Çakor e Zhlep. Pra, korrigjime minimale prej dhjetëra metrave me rastin e saktësimit të kufirit të ndryshuar e jo korrigjim prej disa kilometrave të kufirit të ndryshuar. Rrjedhimisht, nuk ka kuptim ratifikimi i kufirit të ndryshuar e pastaj korrigjim eventual me rastin e shënjimit të tij. Duhet korrigjuar delimitimi i bërë gabimisht e pastaj të ratifikohet demarkacioni.
-2. Ndonëse ratifikimi i ‘demarkacionit’ është shtuar si kusht për liberalizimin e vizave, ai nuk është kushti i vetëm i mbetur. Kosova duhet ta luftojë suksesshëm krimin e korrupsionin me vendime të fundme gjykatash, gjë që do të merr bukur shumë kohë. Andaj, le ta plotësojmë këtë kushtin tjetër dhe në përmbyllje të tij, p.sh. në të njëjtën javë diku në dhjetor, e ratifikojmë edhe ‘demarkacionin’. Për më tepër, pse të mos e plotësojmë njëherë kriterin për të cilin kemi konsensus nacional, pra luftimin e krimit e korrupsionit, e mandej atë të ratifikimit të ‘demarkacionit’, për të cilin jemi të ndarë, apo jo?
Përfundimisht,
1) Mali i Zi ka pranuar të bisedojë;
2) Presidenti Thaçi ka pranuar gabimin;
3) Liberalizimi i vizave nuk bëhet pa rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit.
Atëherë, pse të nxitohemi paarsyeshëm ne afër dy milionë qytetarë të Kosovës? Vetëm një qytetari po i ngutet me arsye: Presidentit Thaçi, i cili do që krimin e tradhtinë e tij ta ratifikojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Ish-kryeministri britanik, David Cameron pritet të vizitoj Tiranën
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare