LAJMI I FUNDIT:

Kurti qëndron në Mitrovicë, flet për Visar Ymerin dhe deputetët e dorëhequr

Kurti qëndron në Mitrovicë, flet për Visar Ymerin dhe deputetët e dorëhequr

Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti takimi me anëtarët e këtij subjekti politik në Mitrovicë, ku prezantoi platformën e tij udhëheqëse.

Këtë takimin me aktivistët e VV-së në Mitrovicë, Kurti shpalosi pikat e platformës së tij dhe mori përkrahjen e të pranishmëve.


Ai me këtë rast foli edhe për dorëheqjet e fundit nga Vetëvendosje, ku sqaroi se ish kryetari Visar Ymeri dhe deputetët e tjerë kanë dhënë dorëheqje nga pozita në Lëvizje, por jo edhe nga anëtarësia.

“Gjatë ushtrimit të mandatit të tij ish kryetari Visar Ymeri vazhdimisht është konsultuar me mua, ashtu siç do të bëjë edhe unë me të. Dorëheqjet e fundit të deputetëve nuk janë edhe dorëheqje nga anëtarësia në Vetëvendosje, pasi që ata janë anëtarë dhe deputetë të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti, raporton Veriu.info.

Me këtë rast ai foli edhe për riorganizimin e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku përmendi disa çështje specifike se ku duhet të bëhen ndryshime.

Në këtë takim mysafir ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka pasur vazhdimisht raporte të afërta me Albin Kurti, si dhe është në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen në komunën e Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori