LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Që të kemi paqe, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi e zhvillim

Kurti: Që të kemi paqe, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi e zhvillim

Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe, stabilitet e siguri të qëndrueshëm. Paqja, stabiliteti dhe siguria duhet të jenë konsekuenca të shtetit tonë të drejtë e demokratik, zhvillimor e social.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, një prezantim të mbajtur para 120 studentëve nga Austria.


“Unë iu shpjegova se vizioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ngrit edhe Bashkimi Evropian: ndërtimi i institucioneve dhe paqes përmes antifashizmit, i shtetit zhvillimor dhe drejtësisë sociale, si dhe NATO-ja si aleancë për siguri”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Kurti u ka thënë studentëve se me Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, me luftimin e krimit e të korrupsionit, me ndërlidhjen e arsimit me ekonominë, ‘qeverisja e ardhshme nga Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta mundësojë e realizojë përparimin e gjithmbarshëm’.

“Pas prezantimit, bashkë me studentët diskutuam për shumë çështje, veçanërisht per konceptin e ‘vetëvendosjes’ dhe kuptimin e posaçëm progresist që merr në kontekstin e vendit tonë, në atë të rezistencës kundër shtypjes, mospranimit të shfrytëzimit dhe çlirimit nga kolonializmi. Si e tillë, vetëvendosja është demokratike, vjen prej poshtë e lind nga populli, dhe shpreh vullnetin e tij për barazi e liri, për drejtësi dhe zhvillim”, ka përfunduar Kurti./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori