LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon telegram urimi nga Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kurti pranon telegram urimi nga Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke vlerësuar se Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë.

Në letrën e urimit thuhet se Kosova ka qenë gjithmonë vend me prioritet për Agjencinë Austriake për Zhvillim, duke premtuar për bashkëpunim më të mirë mes dy shteteve, transmeton Telegrafi.


“Që nga shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, Kosova është përballur me sfida serioze politike, etnike, ekonomike dhe shoqërore. Kosova është partner i rëndësishëm për Austrinë dhe zhvillimi i marrëdhënieve tona të mira ka rëndësi të madhe për ne. Kosova ka qenë gjithmonë vend me prioritet për Agjencinë Austriake për Zhvillim dhe mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë”, thuhet në letrën e kancelarit Kurz drejtuar kryeministrit Kurti.

Në fund të letrës Kurz ka shkruar se mezi pret të punojë me Kurtin dhe ta mbështes integrimin e Kosovës në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori