LAJMI I FUNDIT:

Kurti përuron shërbimet konsullore të Kosovës në Iowa

Kurti përuron shërbimet konsullore të Kosovës në Iowa

Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga Iowa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e shërbimeve konsullore të Kosovës në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni u bë edhe prerja formale e shiritit përurues nga kryeministri Kurti, së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership.


Me këtë rast, formalisht u regjistruan dy fëmijët e familjes Kërveshi që jetojnë në Ioëa të ShBA-së prej vitesh, të cilëve u dorëzuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, u theksua se hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Iowa.

Duke zgjeruar shërbimet e ofruara në këtë konsullatë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrueshmërinë e konsullatës, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku dhe Berat Shala, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori