LAJMI I FUNDIT:

Kurti përmendi mundësinë e një takimi me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit, flasin nga BE-ja: Nuk spekulojmë për skenarë të ndryshëm

Kurti përmendi mundësinë e një takimi me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit, flasin nga BE-ja: Nuk spekulojmë për skenarë të ndryshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar dje se pritet që në javën e dytë të dhjetorit të ndodhë një takim në mes tij dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq në Bruksel, por për një gjë e tillë i mbetet të vendosin përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell dhe i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti në një konferencë për media dje, ka thënë se Borrell dhe Lajçak e vlerësojnë nëse ndo t’ua dërgojnë ftesat ose jo.


“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë. Nuk kam kurrfarë informacioni që ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse na dërgojnë ftesat ose jo dhe jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër“, tha ai.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, nga Brukseli kanë deklaruar se nuk spekulojnë për skenarë të ndryshëm.

​Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Është diskutuar për një takim të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel
Lexo po ashtu ​Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Është diskutuar për një takim të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel

Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin. Ai shtoi se nëse do të ketë një takim të tillë, do të njoftojnë kur do të jetë e nevojshme.

“Nuk spekulojmë për skenarë të ndryshëm, por nëse kemi një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për ta bërë të ditur, do ta bëjmë atë kur të jetë e nevojshme”, deklaroi Stano.

Zëdhënësi i BE-së, tutje shtoi se gjithmonë shpallin takimin e dialogut të nivelit të lartë kur është e nevojshme dhe se për një takim të radhës parakusht është gatishmëria e të dyja palëve.

“E kemi bërë shumë të qartë pas dy takimeve këtë vit se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë dhe diplomacisë “shuttle” në emër të tij dhe emisarit Lajçak kanë treguar se në këto momente nuk ka një gatishmëri të tillë”, tha Stano.

Deri më tani, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori