LAJMI I FUNDIT:

Kurti për CNN: Putini duhet të gjykohet për krime lufte – Kosova duhet sa më shpejt të anëtarësohet në NATO

Kurti për CNN: Putini duhet të gjykohet për krime lufte – Kosova duhet sa më shpejt të anëtarësohet në NATO

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për CNN, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, duhet të përballet me gjykatën për krime lufte në Ukrainë.

“Këto krime të tmerrshme që të gjithë po i shohim në lindje të Ukrainës, padyshim se janë krime lufte, dhe se tani varet nga hetuesit për të dëshmuar për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besoj se Kremlini ka urdhëruar tërë makinerinë luftarake të jetë pjesë e këtyre krimeve kundër civilëve të pambrojtur. Vladimir Putin duhet të ballafaqohet me gjykatën ndërkombëtare”, tha kryeministri.


Kurti deklaori se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe Kosova e ka shprehur admirimin për lidershipin dhe Zelenskyn.

Ai shtoi se Kosova nuk ka frikë, por normalisht ekziston një shqetësim.

“Por ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e NATO-s por NATO-n e kemi këtu”.

Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus
Lexo po ashtu Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

Kreu qeveritar ritheksoi se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb dhe NATO është pjesë e historisë së Kosovës, andaj sa më shpejtë anëtarësimi do të jetë më mirë.

“Më kujtohet kur bombardoi Jugosllavinë e Millosheviqit, ku forcat ushtarake dhe paramilitare kryen krimet dhe mbi 80 për qind u dëbuan nga shtëpi dhe vajzat dhe gratë u përdhunuan”, u shpreh ai.

Kurti tha se nuk beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën në NATO.

“Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia shpresoj që do të na njohin dhe në këtë mënyrë do të jemi anëtare e NATO-s”, u deklaroi tutje.

Kryeministri shtoi se Serbia dëshiron paratë e BE-së, armët ruse dhe investimet kineze.

Ai përmendi dhe bazat serbe që operojnë përreth Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi vigjilentë. Ka dhjetëra baza që operojnë përreth Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm pasi luajnë një lojë Proxy”.

Kurti foli edhe për Gazpromin.

Në 2008 kur u shpall pavarësia, tri javë para kësaj Gazpromi rus federata ruse aneksoi Aukazinë. Ministria ruse ka zyre të veçantë brenda zyrës serbe të mbrojtjes.   Ata mund ta zgjerojnë konfliktin për shkak të shteti Proxy – pra Serbisë dhe Bosnjës”, tha kryeministri.

I pari i Qeverisë, shtoi se vendi ynë ka pasur luftë hibride, pasi thekson se qendra ruse ndodhet në Nish vetëm disa qindra kilometra larg Kosovës.

Kurti për BBC: Duam të anëtarësohemi në NATO, na duhet ndihma e Evropës Perëndimore, SHBA-së dhe Britanisë
Lexo po ashtu Kurti për BBC: Duam të anëtarësohemi në NATO, na duhet ndihma e Evropës Perëndimore, SHBA-së dhe Britanisë

“Por nuk jemi të frikësuar, për shkak të partnerëve tonë në NATO, ShBA, Britani, Francë e Gjermani”.

Ndërkaq i pyetur se çfarë po bën Kosova për ta luftuar luftën hibride, Kurti tha se Kosova ka rritur  kapacitetet e ushtrisë.

“Buxheti i mbrojtjes është rritur për 52 për qind, në të njëjtën kohë po rrisim kapacitet në polici edhe inteligjencë dhe po bashkëpunojmë me NATO-n”, deklaroi Kurti në CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori