LAJMI I FUNDIT:

Kurti për Asociacionin: Janë ftuar në takim anëtarët e Ekipit Menaxhues, por nuk janë përgjigjur  

Kurti për Asociacionin: Janë ftuar në takim anëtarët e Ekipit Menaxhues, por nuk janë përgjigjur  

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ndërmjetësit evropianë duhet të bëjnë trysni mbi Serbinë, meqë shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Mejë, Kurti ka theksuar se ministri Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit, por që nuk i janë përgjigjur.


“Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo ministri në kuadër të qeverisë e cila merret për se afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër.

Por, më datën 2 maj në bazë të tekstit të marrëveshjes se Brukselit, e cila fitoi aneksin e zbatimit në Ohër, çështje urgjente është çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë”, ka deklaruar Kurti, raporton kp.

Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq
Lexo po ashtu Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq

Ai ka shtuar se shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet nga ana e Serbisë, për çka ndërmjetësit evropianë duhet të bëjnë trysni.

“Unë kërkoj që teksti i dakorduar tashmë të shndërrohet në marrëveshje. Sa i përket Kosovës dhe meje, gjithçka është e qartë dhe e garantuar, por ndërmjetësit evropianë do të duhej të bëjnë trysni mbi palën tjetër.

Shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet, kur dimë që pikërisht në Batajnicë në varrezën masive, ku nuk ka asnjë pllakë, asnjë shënim që aty ka pasur dikur varrezë masive, organizohet paradë ushtarake, e ku ftohen edhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës edhe lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik.

Këto shenja nuk janë të mira, mirëpo me palën tjetër nuk do të mund të merremi ne, sepse ne nuk jemi juridiksion mbi Beogradin, këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian”, ka shtuar ai.