LAJMI I FUNDIT:

Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me de-eskalimin në katër komunat në veri.


Ai ka paraqitur pesë pikat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për de-eskalim të situatës në veri, shkruan Telegrafi.

Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.

Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë.

Kurti: Sundimi i ligjit në veri nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet
Lexo po ashtu Kurti: Sundimi i ligjit në veri nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet

Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri.

Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Udhëheqësit e dy shteteve takohen në nivel të lartë gjatë kësaj jave dhe Bashkimi Evropian të siguroj një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.

Kryeministri bërë të ditur se këtë propozim e kishte ndarë paraprakisht me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

“Dje në orën 12 kam pasur një telefonat me Josep Borrell në lidhje me situatën në veri pas zgjedhjeve komunale, sot kam pritur ambasadorët e QUINT-it. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshme me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe në mbrëmje me ambasadorin amerikan Hovenier. Me Borrell dje dhe vendet e QUINT-it kam shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë për de-eskalim të situatës dhe normalizim të plotë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se që nga 5 nëntori i vitit të kaluar vendimet e Qeverisë së Kosovës, as nuk i kanë kontribuar, e as nuk kanë qenë burim i eskalimit të situatës në veri.

“Ne jemi në detyrat tona të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori