LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sundimi i ligjit në veri nuk ka alternativë dhe nuk duhet të vonohet

Kurti: Sundimi i ligjit në veri nuk ka alternativë dhe nuk duhet të vonohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar se ka pasur të hënën një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me ambasadorët e QUNT-it tha se ka shprehur gatishmërinë e tij për de-eskalim të situatës në veri të vendit.


Ai tha se nga një takim i zhvilluar në kryeministri me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell kanë shprehur një qëndrim të përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe nuk duhet të vonohet.

Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri
Lexo po ashtu Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

“Kam shprehur gatishmërinë time për de-eskalim të situatës në veri…Misioni më i madh i BE-së është në Kosovë, EULEX-i…Edhe në takimin që kishim në kryeministri me Lajçak dhe Escobar, ka qenë një qëndrim i përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe nuk duhet të vonohet”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, ai potencoi se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit, por siç theksoi ai nuk ka nevojë për shok bombë e granatë dore.

“Unë jam për zgjedhje të parakohshme…nuk mund të shkohet me shok bombe, granata dore e plumba, po kriminelët duhet të përballen me drejtësi….pres një përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviqit…Më 21 prill Aleksandar Jabllanoviq ishte pretendent për kryetar të komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratikë, të lirë dhe fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dyvjeçarë e jo katërvjeçarë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/