LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Palmer e Kosnett diskutojnë për koordinimin mes SHBA-së e BE-së për dialogun

Kurti, Palmer e Kosnett diskutojnë për koordinimin mes SHBA-së e BE-së për dialogun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë takimit virtual që pati sot me zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer kanë folur për nevojën e koordinimit të SHBA-ve dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti në Twitter, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi me Palmer dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett kanë folur edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për tu furnizuar me vaksina dhe rëndësinë e investimeve të SHBA-së.


“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se SHBA-ja do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Palmer theksoi se do të donte të shihte një qeveri të fortë, partnere e mirë e SHBA-së.

“Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai. /Telegrafi/