LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk do ta lëmë Thaçin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi

Kurti: Nuk do ta lëmë Thaçin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj coronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje, transmeton Telegrafi.


“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e coronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”, deklaroi Kurti në RTV21, përcjell Telegrafi.

Kryeministri në detyrë tha se presidenti është dashtë ta ftojë në takim vetëm atë, e më pas liderët tjerë politik.

“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori