LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk është e vërtetë se mërgata nuk po sjell para në Kosovë

Kurti: Nuk është e vërtetë se mërgata nuk po sjell para në Kosovë

Ish- lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur të premtën në mbrëmje një ligjëratë të gjatë në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër, para studentëve shqiptarë.

Albin Kurti tha të ketë ardhur me ftesë të studentëve shqiptarë të universitetit të St. Gallenit, “Albanian Student Association at the HSG”, për të folur jo për ngjarjet politike në Kosovë, por perceptimin e debatit si temë që do të debatohej në këtë takim me studentë dhe bashkatdhetarë, transmeton albinfo.

“Bisedë në lidhje me perceptimin” ishte motoja e ftesës së studentëve për këtë takim. Kryetari i studentëve, Andi Dyla kishte dashur t’i shmangte ndasitë politike në mesin e studentëve dhe mërgimtarëve të interesuar për Albin Kurtin.

Kurti që foli në pjesën më të madhe të paraqitjes së tij mbi jetën e tij studentore, vuajtjet në burgjet serbe dhe angazhimi i tij politik në Kosovën e pasluftës, themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje, situatën e jetën në Kosovë, nuk la anash as kontributin e mërgatës shqiptare të Zvicrës.

Një e dhënë interesante, sipas tij, janë reminitencat e mërgatës, të cilat nuk janë duke u zvogëluar, deklaroi ai.

“Ka një mit që mërgata nuk po sjell para në Kosovë si përpara. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

“Nga viti 2012 e deri më tani vetëm sa janë rritur të ardhurat nga diaspora. Solidariteti familjar është edhe më tutje shumë i fuqishëm”, deklaroi Kurti.

Por ai u ankua se ky solidaritet po përfundon me blerjen e mallrave të gatshme nga importi.

“Do të ishte mirë ta kemi një bankë të mërgatës”, shprehu ai dëshirën për një organizim më të mirëfilltë të mërgatës shqiptare në Zvicër. Ai ka veçuar një fond të mërgatës që do të ketë përparësi sa i përket investimeve e të kyçet edhe në ekonominë e vendit tonë, e jo vetëm në mirëqenie ekzistenciale, ku blejnë kryesisht rroba dhe ushqim.

Pyetja standarde që e dëgjojnë të rinjtë tanë gjatë pushimeve në Kosovë; se a është më mirë këtu a atje, iu shtrua kësaj here Kurtit në mënyre ironike, i cili me një dozë humori, tha se ajo çka është më e mirë dhe ajo që të pëlqen jo gjithmonë përputhen.

“Natyrisht, këtu janë kushtet jetësore shumë më të mira, mirëpo megjithatë mendoj që më mirë është atje”, tha ai.

Takimet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojnë në ditët në vijim në Cyrih, Lozanë dhe Gjenevë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Lajme
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Lajme
Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Politikë
Kalo në kategori