Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po realizon një vizitë në Londër, ku në mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Britani.
Pretendenti i LVV-së për kryeministër të Kosovës, gjatë vizitës po shoqërohet edhe nga kandidatet për deputete Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli.
Ai tha se fitorja e tyre në Kosovë, ka jehonë edhe më të gjerë se sa vetëm Republika e Kosovës, apo kombi shqiptar.
“Është dëshmuar se insistimi shumë vjeçar, shpaguhet atëherë kur je bashkë me qytetarët dhe e mban interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë. Që do të thotë se e mban idealin dhe moralin në politikë. Unë nuk mendoj që ëndrra dhe realiteti janë të kundërta dhe as në kundërthënie me njëra tjetrën. E kundërta e ëndrrave nuk është realiteti, por iluzionet. Pra nëse shqiptarëve në periudha të caktuara historike, iu kanë munguar ëndrrat, kjo sepse iu kanë tepruar iluzionet. E përfundimit më 6 tetor, populli i Kosovës, bashkatdhetarët tanë që votuan, qoftë me postë, qoftë duke ardhur në vendlindje, i flakën tutje iluzionet dhe e rifituan ëndrrën. Duke e rifituar ëndrrën, ata janë fare pranë ndryshimit të realitetit, e për këtë gjë nevojitet një qeveri e re, çfarë do të jetë ajo e opozitës së deridjeshme, e me udhëheqjen e Vetëvendosjes, për t’i realizuar ëndrrat e mira të qytetarëve tanë të Republikës”, tha mes tjerash Kurti, albuktv.
Kurse kandidatja për deputete e LVV-së, Fitore Pacolli, ka theksuar se është pikërisht Londra, ajo që ka ndikuar në orientimin e saj politik, pasi aty ka dëgjuar një ligjëratë të Albin Kurtit, i cili ka arritur si asnjë lider tjetër politik ta bind për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
“Prej krejt kontakteve që unë kisha arritur më i bë në Londër të politikanëve që unë i kisha taku, asnjë politikan nuk më pat dhënë një mesazh të qartë që duhet ta kemi si lider në Kosovë përveç Albin Kurtit. Unë pata vendos që t’i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosje për derisa isha në Londër”, tha Pacolli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre