LAJMI I FUNDIT:

Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE

Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “FSK dhe partnerët” tha se vizioni i tyre për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Kurti tha se Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE.


Ai tha se vendi po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Në mjedisin aktual të sigurisë, paqja dhe stabiliteti rajonal, kontinental dhe global kërkojnë përpjekje të përbashkët në adresimin e shumë sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Shpesh këto sfida janë të paparashikueshme dhe paparashikueshmërisht komplekse. Kjo rikonfirmon besimin tonë të fortë që angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha vendeve dhe kombeve është i domosdoshëm në parandalimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë të kohës sonë.

Dhe kështu, siguria bashkëpunuese mbetet detyra dhe angazhimi ynë kryesor”, tha ai.

“Republika e Kosovës, merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë. Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes”, tha ai.

“Andaj, ne jemi duke i bërë një analizë aspekteve të ndryshme të sektorit të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes tashmë ka propozuar ndryshimin e ligjeve të mbrojtjes, që tashmë është miratuar nga Qeveria. Shpresoj që të gjithë ju do të mund ta mbështesni Ministrinë e Mbrojtjes në këtë çështje me ekspertizë profesionale nga vendet e juaja.

Republika e Kosovës synon të anëtarësohet dhe integrohet në strukturat euroatlantike që janë thelbësore për vendin tonë. Ne jemi të përkushtuar të jemi eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Në të vërtetë, siguria kombëtare e Kosovës ndërthuret me sigurinë rajonale dhe atë më të gjerë euroatlantike. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt të bëhemi anëtar i plotë në Kartën e Adriatikut, dhe në të gjitha nismat e tjera rajonale, si dhe të kontribuojmë në sigurinë rajonale e transnacionale”, tha kryeministri.

Kreu i ekzekutivit tha se është në interesin e Republikës së Kosovës dhe sigurisht në interesin e të gjitha vendeve të rajonit, që të promovojmë dhe thellojmë bashkëpunimin e forcave tona.

“Pavarësisht burimeve të kufizuara dhe kufizimeve buxhetore, Kosova do të donte të merrte pjesë në bashkimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve me fqinjët tanë. Kosova është e gatshme të kontribuojë në operacionet rajonale dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, do të doja të ju shpreh edhe një herë mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit dhe shpresoj që koha juaj këtu të jetë produktive, dhe të mund të takohemi fizikisht në konferencën e ardhshme. U uroj shëndet të mirë, prosperitet dhe paqe për ju e vendet tuaja”, tha ndër të tjera, Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori