Menaxherët e ri të Kosovës të gjejnë frymëzim të njëmend te Nazmi Mikullovci, i cili ka qenë gjatë gjithë jetës menaxher shumë i suksesshëm, jo me synimin e pasurimit të vetës, por atë të zhvillimit të shoqërisë dhe kombit. Kështu u tha në mbledhjen komemorative në nderim të veprës së Nazmi Mikullovcit, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se Nazmiu në kujtimet e takimeve me të por mbi të gjitha me punët dhe kontributet e tij si drejtues i nivelit të lartë, është i pazëvendësueshëm, derisa foli edhe arsyet se pse erdhi ai në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nazmi Mikullovci, një prej menaxherëve më të mirë që ka pasur Kosova, nuk e kishte problem të shoqërohej me ne të cilët ishim shumë më të rinj e me pak përvojë. Mbase ne nuk kishim fort çka t’i mësonim Nazmiut, por prej tij ne kemi mësuar shumë në Lëvizje e jashtë saj. Nuk është rastësishme që viti kur Nazmi Mikullovci anëtarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje përputhet me vitin kur ne të lëvizjes e hartojmë programin për zhvillim ekonomik pra në vitin 2010. Nazmi Mikullovci sivjet bëhej 80 vjeç e megjithatë këtë deri në fund jetoi i angazhuar. Mbetemi me shpresë që menaxherët e ri të Kosovës të gjejnë frymëzim të njëmend te Nazmi Mikullovci i cili ka qenë gjatë gjithë jetës menaxher shumë i suksesshëm, jo me synimin e pasurimit të vetës, por atë të zhvillimit të shoqërisë dhe kombit“, tha ai.
Në emër të familjes, Mentor Mikullovci falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se duan ta kujtojnë atë për të gjithë veprimtarinë që ka bërë.
“Nazmiu apo axha Nazmi siç e kanë thirr shumica na ka lënë të pikëlluar të gjithëve por ne duam ta kujtojmë atë për të gjithë veprimtarinë që ka bërë“, tha ai.
Kryesuesi i bordit të Trepçës, Bahri Hyseni tha se Nazmiu dallohej për virtytet e larta njerëzore.
“Kishte edhe diçka të veçantë që e karakterizonte atë, mbamendja e saktë edhe të detajeve më të vogla. Trepça për të ka qenë opsesion, një lidhje e pashkëputur, ëndrra, sfida, jeta dhe dhimbja e tij krenare. Ai edhe kur nuk ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në Trepçë, nuk ndalej së interesuari për zgjidhjen aktuale të Trepçës“, tha ai.
Për jetën dhe kontributin e Nazmi Mikullovcit foli edhe zëvendëskryesuesja e bordit të AKP-së, Suzana Dautaj-Surdolli
Nazmi Mikullovci ishte edhe vëlla me deputetin dhe aktorin e njohur Adem Mikullovci. /kp/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona