LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se veprimi i sotëm të Prokurorisë Speciale, e cila ngriti aktakuzë për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreun e opozitës, Kadri Veseli, është pasojë e vendimeve të mëhershme që janë bërë në Kosovë.

Kurti para medieve tha se e di që lufta e UÇK-së është luftë e drejtë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre.

“Pasnesër bëhen 5 vite kur pat dështuar amandamentimi i Kushtetutës me atë nenin 24-të që i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale, një ngrehinë juridike sui-generis. Ndërsa me 3 gusht sivjet bëhen 5 vite kur i njëjti nen, 24 si amendamentim kaloi pas trysnisë së paparë që u reflektua me përdredhje duarsh të deputetëve. Ajo çka po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të mëhershme”, tha Kurti.

I pyetur nëse kjo aktakuzë është e qëllimshme, që po ndodh vetëm 3 ditë para takimit në Ëashington, ai tha se nuk e di nëse kjo është bërë me qëllim apo jo, por se lufta e UÇK-së ka qenë kundër një agresori që ka kryer gjenocid në vendit tonë.

“Nuk e di a është ashtu, por, e di që lufta e UÇK-së, është luftë e drejtë është luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre e tonën. S’do mend se kjo ngritje e aktakuzës e dëmton reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një takim i tillë nuk do të mund të ishte i dobishëm në rrethanat e reja të krijuara. Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së, dhe mendoj që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vetë të pavarur e të paanshme që të hetojë, gjykojë e dënoj të gjitha krimet e luftës dhe të paqes dhe mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë”, tha Kurti.

Ai u shpreh se gjithmonë ka thënë se duhet të ketë Kosova një sistem të drejtësisë që i dënon krimet, e jo dikush nga jashtë ta bëj drejtësinë në Kosovë.

“Shteti i së drejtës i Republikës së Kosovës, në Republikën e Kosovës nuk ka zëvendësim, unë gjithnjë kam thënë se nuk mund të na e bëjë drejtësinë dikush prej jashtë, apo prej anash, por ne në shtetin tonë duhet ta ndërtojmë dhe ta bëjmë atë me institucionet tona të pavarura. Shumë kohë eshtë humbur e shumë gabime janë bërë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori