LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë futur hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli

Kurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë futur hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur disa “fakte” të cilat sipas tij e bëjnë të mendojë se kryeministri Ramush Haradinaj, për të nuk mund të jetë kryeministër i yni.

Sipas Kurtit, Të gjithë atyre që kanë pasur dilema pse iku nga Kosova prokurori Elez Blakaj, ato ua sqaroj mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, për natë të Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj.


“Si njeriu që ka mbase pushtetin më të madh në Kosovë, ai shfryu me sharje e fyerje kundër një individi… Edhe unë jam çuditur pse iku prokurori Elez Blakaj, por ky kryeministër me sharjet e tij na e tregoi të gjithëve pse”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka përmendur, siç ka thënë mashtrimet e kryeministrit Haradinaj.

“E sot u bënë saktësisht gjashtë muaj nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas Komisionit Meha. Tash gjashtë muaj kufiri i ndryshuar nuk u korrigjua siç u pat zotuar kjo qeveri me presidentin sipër që ka. Deputetët e vet ky kryeministër i pat mashtruar pikërisht me premtimin se do t’i kthejë ato 8.200 hektarë përfshirë këtu Çakorrin, Zhlepin e Bjelluhën. Thjesht, është një kryeministër mashtrues përveçse kërcënues”.

“Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët? Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?)”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Dhe për fund, Kurti ka shkruar: Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Albin Kurtit në Facebook:

Ky nuk mund të jetë kryeministër yni

Të gjithë atyre që kanë pasur dilema pse iku nga Kosova prokurori Elez Blakaj, ato ua sqaroj mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, për natë të Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj.

Si njeriu që ka mbase pushtetin më të madh në Kosovë, ai shfryu me sharje e fyerje kundër një individi.

Prokurori Blakaj kishte dhënë dorëheqje, kishte lëshuar Kosovën, dhe nuk ishte më i rrezikshëm (sic.), apo jo?

Mirëpo, ja që kryeministri e quajti Blakajn me gjithë ato epitete denigruese si “hajn i pulave”, “pishpirik”, “i ikur në Bllacë a Stankovec” duke ia kontestuar kështu qenien një qytetari.

Edhe unë jam çuditur pse iku prokurori Elez Blakaj, por ky kryeministër me sharjet e tij na e tregoi të gjithëve pse.

Paramendojeni po të ishte fizikisht në Kosovë ish prokurori Elez Blakaj se çfarë do t’i bënte atij kryeministri Haradinaj?

Ajo që i ngjau znj. Deralla me 10 qershor në Prizren ishte asgjë, sepse ajo ishte grua, siç pat shpjeguar asokohe Haradinaj. Me Elez Blakajn situata do të bëhej shumë më dramatike, në mos tragjike.

E sot u bënë saktësisht gjashtë muaj nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas Komisionit Meha.

Tash gjashtë muaj kufiri i ndryshuar nuk u korrigjua siç u pat zotuar kjo qeveri me presidentin sipër që ka.

Deputetët e vet ky kryeministër i pat mashtruar pikërisht me premtimin se do t’i kthejë ato 8.200 hektarë përfshirë këtu Çakorrin, Zhlepin e Bjelluhën. Thjesht, është një kryeministër mashtrues përveçse kërcënues.

Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët?

Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?).

Do të bindeshim sikur ta orientonte ekonominë kah prodhimi që sjell fabrika dhe punësim në Dukagjin e jo privatizim abuziv e mallra të Serbisë.

Do të bindeshim sikur të rriteshin paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë e jo të dyfishohej paga e tij dhe e shpurës së tij qeveritare.

Do të bindeshim sikur të ndërmerrte hapa për bashkimin e Mitrovicës e jo t’ua jepte 1 milion euro serbëve në veri që nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Do të bindeshim sikur të emëronte bord e menaxhment profesional në Telekomin e Kosovës e jo militantë partie që s’marrin vesh nga telekomunikimet. Etj., etj.

Prandaj, jemi të bindur që ky nuk është për kryeministër. Nuk mund të kemi kurrfarë respekti për këtë kryeministër Ramush Haradinajn i cili i lëvyret me përulësi Milan Radojçiqit kurse vjell vrerë ndaj Elez Blakajt. Ky nuk mund të jetë kryeministri im.

Për fund, Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori