LAJMI I FUNDIT:

Kurti: I kemi numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë, nuk do të bëjmë kompromis me eksponentët e regjimit të vjetër

Kurti: I kemi numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë, nuk do të bëjmë kompromis me eksponentët e regjimit të vjetër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Tiranë, nga ku tha para gazetarëve se për formimin e Qeverisë do të kenë më shumë se 61 deputetë.

Ai theksoi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.


Kurti gjatë konferencës për medie, tha se Qeverinë në ardhje do ta ketë përkrahjen edhe të dy deputetëve të pakicave, Emilja Rexhepit dhe Elbert Krasniqit.

LVV 58 deputetë, PDK 19, LDK 15 – Kaq ulëse pritet të kenë partitë në Kuvendin e Kosovës
Lexo po ashtu LVV 58 deputetë, PDK 19, LDK 15 – Kaq ulëse pritet të kenë partitë në Kuvendin e Kosovës

“Koalicioni parazgjedhor i bën zgjedhjet referendum. Koalicionin e kemi bërë me listën e Vjosa Osmanit, unë si ish-kryeministër dhe kryeministër në ardhje, ajo presidente dhe si presidente në ardhje, kemi fituar në këto zgjedhje. Populli e ka dashur këtë gjë. Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptas, Elbert Krasniqi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61 deputetë, do t’i kemi më shumë se 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori