LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat

Kurti: Kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri Albin Kurti deklaron se Qeveria e Kosovë ka ndërmarrë hapa që prekin direkt jetën e punëtorëve dhe që nxisin punësimin, me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve.

Kurti me anë të një shkrimi në Facebook, për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, thekson se është mbështetur rritja e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat.


“Kemi rritur pagat në sektorin publik dhe përmes pakove të ndërmarra nga Qeveria kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë bërë 6,316 inspektime nëpër biznese, me qëllim të monitorimit për respektim të Ligjit të Punës.

“Në vitin e kaluar janë bërë 6,316 inspektime nëpër biznese që synim kanë pasur monitorimin e respektimit të Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjera në fuqi. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 153 gjoba për mosrespektim të këtyre ligjeve”, ka shtuar ai.

Në fund, kreu i kabinetit qeveritar është shprehur se Kosova ka vuajtur nga papunësia dhe nga shkeljet e të drejtave në punë.

“Kosova ka vuajtur edhe nga papunësia edhe nga shkelja e të drejtave në punë. Jemi duke u përpjekur që krahas zgjerimit të punësimit, të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën e kemi gjetur punëtorin, por do të vazhdojmë të jemi të pa-kompromis në rregullimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të tij të garantuar me Kushtetutë”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori