LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjendja me pandeminë është e rënduar, shifra të tilla të larta nuk ka pasur që nga gushti i vitit të kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rënduar.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka theksuar se rritja e numrit të madh të rasteve pozitive rrezikon që të ketë ngarkesë në spitalet tona si dhe të ketë rritje të rasteve të vdekjes.


“Jemi duke u përballur me një valë të re të coronavirusit me variantin Omicron që është ngjitës dhe shpërndahet shumë shpejt. Në 24 orët e fundit kemi 2707 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv, numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht i vitit të kaluar, madje janë tejkaluar shifrat e gushtit.  Gjendja është e rënduar edhe tani, kjo rritje e shpejt e rasteve rrit numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin shëndetësor dhe mund të rezultojë edhe me më shumë vdekje”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi se të gjithë e dimë se si është gjendja dhe kushtet në spitalet tona.

“Të gjithë e dimë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Në betejat tona tash e dy vite me këtë virus, humbën jetën 3002 qytetarë të këtij vendi. U shpreh ngushëllime të përzemërta familjeve e miqve tanë që nuk arritën të përballohen me sukses me virusin COVID-19. Përballë kësaj gjendje qëllimi  ynë kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duket të kujdesimi që ta izolojmë këtë virus në mënyrë që të mos izolohemi nge nga virusi”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se vaksinimi dhe zbatimi i masave nga IKSHPK janë të vetmet armë tona për luftimin e këtij virusi.

“U bëjë thirrje të gjithëve që të vaksinoheni, të marrim dozën e tretë dhe atë përforcuese. Duhet ta ruajmë shëndetin tonë dhe të njëri-tjetrit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori