Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për kërkesën e vendeve të QUINT-it për zbatimin e vendimit për Manastirit të Deçanit, duke u zotuar se do të angazhohen për ruajtjen e të drejtave legjitime të Manastirit.
Kryeministri i vendit, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku u mor vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID, është pyetur edhe për kërkesën e QUINT-it për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.
“Çështja e pronësisë së tokave përreth Manastirit nuk ishte vendosur nga ndonjë gjykatë përkatëse dhe Gjykata Kushtetuese, besoj që nuk është dashur të marr vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët e tjera juridike. Manastirit i Deçanit siç e dimë të gjithë është pjesë e një mozaiku të pasur kulturor të Kosovës. Fatkeqësisht, Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit, por edhe liderët fetarë të Manastirit ta bëjnë pjesën e tyreë duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut e marrëveshjes me popullatën lokale dhe unë besoj që një gjë e tillë që është e mundur”, ka thënë ai, transmeton KP.
Kurti edhe një herë ka përsëritur se është i gatshëm për të marrë pjesë në bisedime me palën serbe, kurdo që Brukseli e fton.
Ai u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke.
Sa i përket përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe tërheqjes së Ambasadës së Britanisë së Madhe nga procesi, ai tha se Kosova ka nevojë për një prokurori aktive.
“Nuk do të duhej që ne si përfaqësues të lartë të institucioneve dhe si zyrtarë të ekzekutivit të kontribuojmë në uljen e besueshmërisë së procesit. Duhet të presim për përzgjedhje të vendimit që do të merret. Na nevojitet një prokurori aktive e cila lufton krimet e organizuara, krimet e kryera gjatë luftës, korrupsionin, sidomos atë të lartë në mënyrë që shteti demokratik i Kosovës të bëhet shtet i së drejtës, në të cilin besojnë të gjithë qytetarët, sepse të gjithë pa dallim trajtohen në mënyrë të barabartë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE