LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Çdo shtet që e mbështet Rusinë në këtë luftë të tmerrshme është bashkëfajtor me të

Kurti: Çdo shtet që e mbështet Rusinë në këtë luftë të tmerrshme është bashkëfajtor me të
Foto: Arkiv

Kryeministri Albin Kurti, i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së, në reagimet e tyre për dënimin e sulmeve të Rusisë në disa qytete të Ukrainës.

Në Twitter, Kurti ka shkruar se çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë është bashkëfajtor për pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.


Tutje tha se bota demokratike duhet të reagojë, të flasë më zë për sulmet brutale në zonat civile.

“I bashkohem me Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE-në) dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden, të hënën ka thënë këto sulme që vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektivat që nuk kanë infrastrukturë ushtarake, edhe një herë dëshmojnë brutalitetin e luftës ilegale të Putinit mbi popullin ukrainas.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë t’i kundërvihemi agresionit rus, dhe ta bëjmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për krime lufte dhe të ofrojmë mbështetjen për forcat ukrainase, që po mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre”, tha Biden./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori