LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrat e komunave në veri

Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrat e komunave në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 21 prillit që do të mbahet në katër komunat veriore: Mitrovicë të Veriut, Zevçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e udhëhequr nga ai është në shërbim të Komisionit Zgjedhor për këtë proces dhe se Qeveria është garantuese se rezultati i këtij referendumi do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi.


Këto deklarime Kurti i bëri gjatë vizitës në fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”.

Kurti tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.

Duke bërë thirrje për dalje në zgjedhje, ai tha se data 21 prill është mundësi për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual dhe se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm me proces ligjor, e jo me banda të dhunshme sepse, sipas tij, një gjë të tillë nuk e lejon Policia e Kosovës.

“Për çështjen e zgjedhjeve që do të mbahen në katër komunat veriore më 21 prill prinë Komisioni Qendror Zgjedhor. Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është në përgjithësi është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat në të cilat 50 për qind plus një të qytetarëve votojnë për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual të komunave ne jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni e me shpejtësi.

Këta kryetarë mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilët dhunojnë KFOR-in, juve gazetarët e Policinë e Kosovës. Me zgjedhje hyhet në zyre, nuk hyhet në zyrë as me bomba, as me granata e as me armë të tjera me të cilët janë sulmuar personeli personeli i sigurisë në katër komunat veriore. 21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyre, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Kurti para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori