LAJMI I FUNDIT:

​Kurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për takimet në Bruksel

​Kurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për takimet në Bruksel

Në prag të takimit të paralajmëruar me palën serbe më 18 gusht në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takuan përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.


Në takim u bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, të martën gjatë ditës kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kanë kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë që “të pranojnë realitetin, e ai realitet është se Kosova është e pavarur”.

Këto komente Rakiq i bëri gjatë një konference për media në Qeverinë serbe në Beograd të martën, ku morën pjesë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia e Franca, dhe që të gjitha e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Kosova insiston se është kundër një asociacioni njëetnik, ndërkaq Serbia kërkon që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Nga Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të diskutojnë për Asociacionin dhe ta krijojnë atë, por i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni nuk duhet të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Palët kishin arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit, por Kosova nuk ka ndërmarrë hapa për krijimin e tij pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese më 2015, që tha se Asociacioni nuk ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën.

Por, para rundit të ri të dialogut, Kurti dhe Vuçiq më 17 gusht do të zhvillojnë në Bruksel takime të ndara edhe me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, gjatë rritjes së fundit të tensioneve në veri, ishte shprehur i gatshëm që të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori