LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Ekstradimi i shtetasve turq do të na kushtojë shumë

Kurteshi: Ekstradimi i shtetasve turq do të na kushtojë shumë

Komisioni për legjislacion miratoi dhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim. Ky projektligj ngjalli reagimin e anëtarëve të komisionit, të cilët nuk munden ta anashkalonin ngjarjen, e cila ndodhi ditë më parë, me deportimin e shtetasve turq.

Sami Kurteshi nga VV, tha se Kosova me këtë akt ka bërë kthim prapa sa i përket liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në BE.


“Çka ka ngjarë ne s’mund me i ik realitetit, çka ka ngjarë me 6 shtetasit turq që janë kthyer në Turqi. Kosova kur e merr parasysh këtë marrëveshje që bazohet në konventat e Vjenës, por ka parime të nxjerra nga konventa evropiane. Kosova e ka shkel marrëveshjen kryesore,  në të cilën bazohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kreu i dytë dhe unë nuk mendoj që Kosova, pa marrë parasysh çfarë ndryshime ne bëjmë, kemi me u sha e kemi me shkuar me ‘hallakamë’. Kosova ka bërë hapin vendimtar kthim prapa për liberalizim të vizave dhe për pranim në BE. Pa ndryshime të mëdha pa kërkim falje, pa zotime ne kemi thyer parimin kryesor të fisnikërisë së mbajtjes së fjalës evropiane, me këtë kthim atje dhe kjo ka me na kushtuar shumë”, tha ai.

Ndërsa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ajo që ka ndodhur paraqet rrezik për çdo qytetar.

“Baza kushtetuese dhe ligjore në Kosovë siç po duket është e panevojshme, sepse veç po i rrëmbejnë njerëzit pa respektuar as rregullore, as konventa. Këto konventa marrëveshje që i kemi po mbetet sa për të thënë dhe s’po zbatohen. Nëse ne heshtim dhe lejojmë ajo çfarë ka ndodhur javën e shkuar, sigurisht që paraqet rrezik për secilin qytetar që jeton në Republikën e Kosovës”, tha ajo, raporton KP.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme lidhur me debatin parlamentar në lidhje me këtë rast.

Pas depërtimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënëp “turp”.

Kritikat e tij kanë ardhur pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri Haradinaj mbrëmë i është kundërpërgjigjur komenteve të shefit të turk, duke thënë se Kosova i kryen vetë punët e saj dhe nuk përzihet në punët e huaja të Turqisë.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori