LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë”, momenti qesharak kur Marku kap peshqirin që hodhi trajneri i kundërshtarit kur e dorëzoi meçin

“Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë”, momenti qesharak kur Marku kap peshqirin që hodhi trajneri i kundërshtarit kur e dorëzoi meçin

Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut teknik në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë velter, në një meç që solli luftë të madhe dhe me kthesa.


Marku e kishte nisur mirë në raundet e para, por në raundin e gjashtë pas një goditje të fortë të anglezit ai ra në nokdaun.


Por Marku u kthye në dy raundet pasardhëse, duke luftuar fortë, për të fituar në raundin e tetë me nokaut teknik.

Momentin kur meçi u dorëzua, Marku ishte duke e goditur pa ndalur Chartlonin, kur trajneri i këtij të fundit hodhi peshqirin në ring.

Florian Marku kthehet te triumfet, fiton me nokaut në raundin e tetë
Lexo po ashtu Florian Marku kthehet te triumfet, fiton me nokaut në raundin e tetë

Marku ishte ai që e kapi, duke e krijuar një moment interesant dhe të paparë në ringjet e boksit.

Shqiptari madje festoi me të në kokë, së bashku me stafin e tij, ndërsa ku moment u komentuan edhe nga kanali transmetues DAZN Boxing.

Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori