Mbreti i ri thuhet se po planifikon një kurorëzim “më pak të shtrenjtë” pasi Mbretëria e Bashkuar po vuan nga një krizë e kostos së jetesës dhe një vale të paprecedentë protestash.
Këtë të shtunë, Mbretëria e Bashkuar do të festojë kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla – kurorëzimi i parë në më shumë se 70 vjet, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Kështu, vendi ka marrë të gjitha masat për një festë tre-ditore në të cilët do të ketë festa në rrugë dhe një procesion madhështor publik.
Por ka një pyetje që duket se është në mendjen e shumë njerëzve: sa do të kushtojë kjo dhe kush po paguan për të?
Epo, përgjigjja e shkurtër është përafërsisht 113 milionë euro (ose 100 milionë funte).
Ashtu si me jubiletë dhe ngjarje të tjera të ngjashme, kostoja totale është e disponueshme vetëm disa muaj, ndoshta edhe vite pas ngjarjes.
Por shumica e ekspertëve besojnë se kurorëzimi do të kushtojë rreth 57 milionë – 113 milionë euro (50 milionë deri në 100 milionë funte).
Ndryshe nga dasmat, të cilat paguhen nga Familja Mbretërore, kurorëzimi është një funksion shtetëror, kështu që taksapaguesit kryesisht do të paguajnë faturën për këtë ngjarje.
BBC pretendon se disa nga fondet për ceremoninë do të vijnë gjithashtu nga “Privy Purse” – të ardhurat private të familjes mbretërore.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohen nga një pagesë vjetore e taksapaguesve të njohur si “Granti Sovran”.
Financimi për “Grantin Sovran” vjen nga një përqindje e fitimeve të të ardhurave të “Crown Estate”, një koleksion tokash dhe pronash, në pronësi të monarkut gjatë mbretërimit të tyre, por të kontrolluara në mënyrë të pavarur nga një bord.
Në vitin 2022, ai u caktua në ekuivalentin e 97 milionë eurove – afërsisht 1.50 euro për çdo person në MB.
Shumica e pagesës shkon për mirëmbajtjen e pronës, kostot e listës së pagave, shpenzimet e udhëtimit dhe ngjarjet.
Siç kujton Euronews, kurorëzimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth kushtoi 1.5 milion funte në vitin 1953. Kjo është ekuivalenti i 56 milionë eurove në paratë e sotme, përcjell Telegrafi.
Çmimi i dyfishuar për kurorëzimin e Charles është kryesisht për shkak të sigurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme të sulmeve terroriste – diçka që nuk do të kishte qenë një çështje kaq e madhe në vitet 1950.
Pro dhe kundër shpenzimeve të mëdha
Ndërsa Mbretëria e Bashkuar vuan një krizë të kostos së jetesës me çmimet në rritje të ushqimit dhe energjisë, si dhe një valë veprimesh industriale, njerëzit në mediat sociale kanë qenë kritikë ndaj Familjes Mbretërore për organizimin e një ngjarje kaq luksoze.
“Fakti që mbreti Charles po lejohet të ketë një kurorëzim luksoz në mes të një krize të kostos së jetesës është absolutisht i neveritshëm”, ka thënë një përdorues i Twitter.
“Para të pamjaftueshme për mjekët, por ne shpenzojmë miliona për këtë ngjarje”, shtoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.
Sipas një sondazhi të fundit të YouGov, 51% e britanikëve nuk mendojnë se kurorëzimi duhet të financohet nga taksapaguesit.
Dhe Mbreti Charles III është thënë se “është i ndjeshëm” ndaj këtyre opinioneve dhe ka vendosur të ‘hollojë’ festimet.
Kështu ceremonia do të jetë më e shkurtër se ajo e nënës së tij – do të zgjasë 90 minuta deri në 2 orë në vend të 3 orësh si ajo e Mbretëreshës Elizabeth II.
Charles po fton gjithashtu më pak njerëz: afërsisht 2,200 personalitete dhe udhëheqës të huaj do të jenë të pranishëm në krahasim me më shumë se 8,200 të ftuar që morën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953.
Mbreti do të zgjedhë gjithashtu një uniformë ushtarake në vend të një veshjeje kurorëzimi të bërë me porosi dhe shumë të shtrenjtë.
Por për disa “mbretërorë”, ia vlen të shpenzohen këto para.
Ata argumentojnë se të drejtat televizive në mbarë botën për ceremoninë do të mbulojnë kostot dhe turistët që do të udhëtojnë për kurorëzimin do të ndihmojnë ekonominë e vendit.
Sipas kompanisë konsulente “Brand Finance”, dasma e William dhe Kate solli më shumë se 1.5 miliard euro për ekonominë britanike vetëm në vitin 2018. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-15-380x233.png)
NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-380x233.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-380x233.png)
“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-215333-780x439.png)
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump
![BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-18-780x439.png)
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
![Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-220834-780x439.png)
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje
![Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/630_360_1739373943-198-780x439.jpg)
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi