LAJMI I FUNDIT:

Adhuruesit e familjes mbretërore u mblodhën për të shikuar provat e ceremonisë për ditën e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Adhuruesit e familjes mbretërore u mblodhën për të shikuar provat e ceremonisë për ditën e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Edhe pak ditë kanë mbetur nga eventi për kurorëzimin e Mbretit Charles III të Commonwealth-it dhe tashmë i kemi pamjet e para se çfarë do të ketë në këtë event, pas provave që u zhvilluan të mërkurën në qytetin e Londrës.

Qindra trupa nga ushtria, marina dhe Forca Ajrore Mbretërore, shumë prej tyre me kuaj, marshuan nga Pallati Buckingham përtej Sheshit Trafalgar dhe Downing Street në Westminster Abbey, transmeton Telegrafi.


Karroca me gjashtë kuaj për Jubileun e Diamantit të Mbretit si dhe karroca me tetë tuaj marshuan në rrugën mbretërore Mall si pjesë e përgatitjeve për ngjarjen e plotë më 6 maj.

Karroca e Jubileut të Diamantit u shoqërua nga qindra ushtarë me kalë derisa parakaloi përgjatë rrugës mbretërore Mall, kur u nis në orën 00:20 të mërkurën.

Ajo çka mund të vërehet në këto pamje janë edhe adhuruesit e familjes mbretërore. Siç thuhet, fansat mbretërorë pritën për më shumë se tre orë që parada të bëjë një udhëtim kthimi për në rrugën mbretërore Mall.

Një pjesë e tyre vrapuan për në Parkun St James për të gjetur pikat më të mira pranë pallatit, ku shumë përpiqeshin të dallonin të afërmit e tyre me veshjet e tyre ushtarake.

Shumë ushtarë mbanin një gamë të gjerë instrumentesh si saksofone, bori, brirë dhe cembale, por vetëm daullet u luajtën nga ushtarët marshues derisa ata u kthyen nga rruga mbretërore Mall pas orës 3 të mëngjesit.

Të paktën 15 tenda u vendosën nga njerëzit për gjatë rrugës Mall dhe adhuruesit mbretërorë për të parë provat.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Kalo në kategori