LAJMI I FUNDIT:

Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video)

Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video)

Jo të gjithë kanë aftësi për të kryer vjedhje, këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku shfaqet një burrë para dyerve të një shtëpisë të cilin e kanë filmuar kamerat e sigurisë dhe shihet duke e pësuar keq.

Bëhet fjalë për një tentim vjedhje në qytetin vietnamez Ho Shi Min, ku hajni derisa tenton t’i kapërcej dyert, i ngec në to dhe duke tentuar ta heq ato shemben dhe e lëndojnë, transmeton Telegrafi.


Sikur kjo të mos mjaftonte, ai derisa tentoi të ikë rrëzohet dhe thyen këmbën, kurse pamjet e publikuara nga pronari i shtëpisë janë bërë virale në internet.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë cilësuar hajnin si njeriun më të paaftë, derisa disa tjerë janë tallur në llogari të tij. /Telegrafi/