LAJMI I FUNDIT:

Kur të shihni sa është ajo “e rrezikshme”, lëngun në majë të kosit – më nuk do ta derdhni

Kur të shihni sa është ajo “e rrezikshme”, lëngun në majë të kosit – më nuk do ta derdhni

Në vend që ta derdhini, ekspertët rekomandojnë që ta përzieni, sepse në të gjenden proteinat, të cilat i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, bëjnë rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës.

Nëse dëshironi të hani kos, ajkë apo jogurt, me siguri një milion herë deri tani kenë vërejtur lëngun misterioz në majë, transmeton Telegrafi.


Të gjithë ata që kënaqen me produktet e qumështit nuk janë shumë të lumtur kur në majë të shohin lëngun misterioz, disa menjëherë e përzien me pjesën tjetër në mënyrë që të mos e humbin apo thjeshtë e derdhin sepse brengosen që nuk është e mirë për shëndetin.

Çfarëdo që të bëni, ky lëng akoma për shumicën është një e panjohur e madhe. Ja se çfarë është vërtet ai lëng.

Fjala është për hirrën – lëng i cili mbetet kur qumështi kullohet dhe e cila ndahet në mënyrë natyrale dhe qëndron në majë të jogurtit, ajkës apo kosit.

Mirëpo, në vend që ta derdhini, ekspertët rekomandojnë që ta përzieni sepse në të gjenden proteinat.

Nëse megjithatë nuk dëshironi fare ta shikoni, më mirë është që ta tundni mirë gotën që hirra sërish të bashkohet me jogurtin.

Hirra është shumë ushqyese, meqë ajo përmban minerale shumë të rëndësishme – natrium, kalium, fosfor, magnez, hekur, zink, bakër, kobalt dhe mangan.

Ajo gjithashtu përmban vitamina B5, B2, C dhe B6, si dhe aminoacide dhe proteina, dhe nuk përmban shumë kalori.

Këtë më së miri e dinë atletët dhe personat fizikisht më aktivë, sepse proteinat i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, përshpejtojnë sintezën e proteinave të muskujve, dhe në këtë mënyrë edhe rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori