LAJMI I FUNDIT:

Kur do të prezantohet modeli i ri nga Volkswagen Golf R

Kur do të prezantohet modeli i ri nga Volkswagen Golf R

Përpara prezantimit zyrtar të modelit R nga Golf, marka gjermane ka shfaqur imazhet e para të tij.

Nga pamjet shihet modeli i ri i mbështjellur krejtësisht me një ngjyrë të kaltër, e cila ka fshehur shumë nga dizajnet e tij.


Volkswagen nuk ka ndarë asnjë detaj rreth versionit të ri, por dihet se vjen me disa ndryshime delikate dhe disa përditësime.

Ndryshe, VW vazhdon të zgjerojë linjën e saj të Golf në Evropë dhe pjesë tjera të botës, ku shet versione hibride plug-in GTE dhe ato me naftë.

Kreu i Volkswagen R, Reinhold Ivenz, ka njoftuar se Golf R do të prezantohet gjatë verës. /Telegrafi/