LAJMI I FUNDIT:

Kur të arrini mbi moshën 50-vjeçare, do t’ju hapen dyer të reja në jetë

Kur të arrini mbi moshën 50-vjeçare, do t’ju hapen dyer të reja në jetë
pixabay

Dy gjëra jashtëzakonisht të mira do t’ju presin!

Përballja me krizën e moshës së mesme mund të jetë e nxitur edhe për meshkujt edhe për femrat, por ka lajme të mira!


Në periudhën e këtij transicioni jetësor mund të lirohemi nga të gjitha gjërat negative të cilat i kemi grumbulluar gjatë jetës dhe do të lirojmë hapësirë për gjëra të reja.

Do të kemi rastin të transformojmë pozitivisht veten dhe jetën tonë. Në moshën 50-vjeçare na hapen disa dyer të reja në jetë dhe atë rast duhet ta pranojmë, transmeton Telegrafi.

Ja se cilat gjëra të mira na presin dhe na sjellin mirëqenie në jetë:

1. Jemi mjaftueshëm të moshuara që të dimë çfarë bëjmë

– Tani më mirë e njohim veten, jemi më të ndërgjegjshme çfarë dëshirojnë nga jeta dhe si ta arrijmë atë. Jemi të ndërgjegjshme çfarë na përshtatet, e çfarë jo, çfarë na bën të lumtur, çfarë duam, cilat janë avantazhet tona dhe cilat dobësi dëshirojmë t’i përmirësojmë etj. Jemi të ndërgjegjshme që kemi forcën në duart tona që të krijojmë jetën çfarë e duam ta kemi dhe çfarë është në harmoni me natyrën tonë.

2. Jemi mjaftueshëm të reja që të realizojmë atë që duam

– Është fakt që pesëdhjetëvjeçarët janë më të rinj, më të gatshëm dhe më të shëndetshëm se kurrë më parë. Ose gjithsesi kemi mjete dhe dije që t’i realizojmë ato për të ndryshuar jetën tuaj nëse dëshironi.

3. Keni më shumë kohë për veten tuaj

– Përvoja e shumë femrave tregon se në të 50-at kanë më shumë kohë për veten se kurrë. Shumë prej tyre kanë fëmijë të rritur, disa janë të suksesshëm në karrierën e tyre, ose tani kanë më shumë liri dhe zgjedhje për të lënë punën e tyre dhe për të filluar biznesin e tyre të ëndrrave. Shumë gra fillojnë të merren me hobi, vallëzim, sporte që dëshirojnë, mësojnë gjëra të reja dhe gjithmonë gjejnë momente në të cilat do të kënaqin vetëm veten e tyre.

4. Jeni imun ndaj mendimeve të njerëzve të tjerë

– Pranimi i vetes rrit vetëbesimin dhe sa më shumë vetëbesim të keni, aq më pak ndikoheni nga opinionet apo gjykimet e të tjerëve – për ju ose për atë që bëni. Pra, përfitoni nga kjo: Vazhdoni të ndryshoni jetën tuaj, ashtu siç dëshironi, pa frikë se çfarë do të thonë, mendojnë të tjerët dhe nëse do t’u pëlqejë.

5. Bëni zgjedhje më të informuara

– Ky është një avantazh për të qenë më i moshuar dhe më i mençur. Jo vetëm që e njeh veten më mirë, por ke edhe përvojë. Ju keni mësuar t’i besoni vetes dhe shpirtit tuaj. Keni më pak frikë të merrni rreziqe (të llogaritura), sepse e dini se çfarë mund të bëni. Dhe ju jeni të vetëdijshëm se mund të kapërceni shumë pengesa. Pra, shanset janë që të gjitha këto të ndikojnë në zgjedhjet tuaja kur të ndryshoni jetën. Tani do të bëni zgjidhni më të mira dhe më të qëllimshme sesa kur ishit më të reja. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj

Prindër dhe fëmijë
Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Femra
Kalo në kategori