Një thënie e njohur thotë se një femër e fortë dashuron, falë, largohet dhe më nuk ka kthim prapa.
Për të qenë më të qartë, ndarja është eksperiencë traumatike pavarësisht se kush jeni, por femrat e forta i përballojnë ndarjet më ndryshe sesa ato të zakonshmet, transmeton Telegrafi.
Si e bëjnë këtë?
Epo, le të fillojmë me “momentin e së vërtetës”. Pra, ky është momenti kur mashkulli vendos se lidhja nuk është duke funksionuar dhe ndahet. Në anën tjetër, ajo e kupton se nuk është ai i përshtatshëm dhe pajtohet t’i përfundojë gjërat.
A pritni që ajo të ndihet e tronditur? A mendoni se do të përjetojë një sërë emocionesh që vijnë si pasojë e thyerjes së zemrës?
Ju e keni mirë nëse përgjigjeni me “po”, por duhet ta keni parasysh se te femrat e forta ato emocione zgjasin vetëm pak kohë.
Lidhja që e keni pasur, ndonëse ka mundur të jetë e veçantë në një periudhë të caktuar kohore, mbetet prapë vetëm një lidhje. Ajo nuk e lë asnjë ngjarje të vetme ta përcaktojë atë kush është si person apo se si duhet të ndihet.
E vërteta është se ajo do të pajtohet shumë shpejt me ndarjen dhe do ta fillojë fazën e rikuperimit pa e kthyer kokën prapa.
Ndonëse ajo mund ta shikojë herë pas here ndonjë fotografi të vjetër, t’i rikujtojë disa ngjarje, ajo asnjëherë nuk do t’ju lut të qëndroni.
Ajo e din se asnjë person nuk është burimi i vetëm i inspirimit, gëzimit e përmbushjes që ajo e ndjen. Këto gjëra ajo i posedon vetvetiu dhe, në vend se të fokusohet në atë se çfarë jeni duke bërë pasi të ikni, ajo fokusohet në vetveten. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre