LAJMI I FUNDIT:

Kur kryeministri ikën duke kënduar (Video)

Kur kryeministri ikën duke kënduar (Video)

David Cameron do të largohet nga 10 Downing Street të mërkurën – nëntë javë më përpara nga ajo që ishte planifikuar.

Ai do t’ia dorëzojë çelësat e shtëpisë N0 10 Theresa May, e cila u shpall si kryetarja e re pasi rivali i saj Andrea Leadsom u tërhoq nga gara.


Çuditërisht, Kryeministri në largim u kap nga mikrofonët duke kënduar një melodi me zë të ulët pasi po kthehej në ndërtesë Numër 10, përcjell mapo.al.

Nuk është ende e qartë se cila ishte melodia që po këndonte, por disa thonë se ishte kolona zanore dramës televizive amerikane “The West Wing”, ndërsa disa të tjerë thonë se ishte Winnie-the-Pooh.