Kur ka qenë hera e fundit që je ulur me partnerin tënd për të biseduar rreth diçkaje që të shqetësonte? Ti mund të jesh ndjerë keq ngaqë ai tha, bëri ose nuk bëri dhe ti deshe që t'ia bëje të ditur shqetësimin tënd. A të dëgjoi? A t'i hodhi krahët në qafë? A u ndjeve e kuptuar? (Nëse i bëri të gjitha këto, atëherë mbaje fort).
Apo bëri atë ashtu siç bëjnë shumë meshkuj pa mend? A mos të tha vallë, “Nuk e di se ç’kërkon prej meje?” Apo ta hodhi fajin ty, a thua se problemi është i joti dhe pastaj të tha, “se kuptoj, zemër, pse nuk je asnjëherë e lumtur?”
A e ke vallë atë ndjesinë se partneri yt është i paaftë që ta menaxhojë situatën kur ti ndjehesh keq. Që ai do të donte asgjë më shumë sesa një robot pa ndjenja, që nuk ka asnjëherë asnjë ditë të keqe dhe nuk është asnjëherë e mërzitur?
Është me të vërtetë shkurajuese kur ke ndjesinë se partnerit tënd as që i intereson ajo që bën apo ndjen ti dhe se si është bota jote e brendshme. Të duket sikur ti as që ekziston për të, sikur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat e tua nuk kanë ndonjë rëndësi.
E keqja e kësaj është se me kalimin e kohës fillon të kesh frikë t’i thuash çfarëdolloj gjëje negative, edhe atë më të voglën, ose nguron t’i kërkosh ndonjë gjë nga ato që janë normale për ty, nga frika se mos e shtyn akoma edhe më shumë larg teje.
Është shumë e vështirë të marrësh nga një mashkull gjithë këto ndjenja negative, mërzi, largësi, zymtësi, sepse nuk di çfarë të bësh, pasi gjithçka duket sikur punon kundër instiktive dhe intuitës.
Zgjidhja më e mirë është pikërisht ajo që duket më e palogjikshmja, të hapesh më shumë, sikur ai të ishte në duke bërë të kundërtën e asaj që po bën. Fakti është se ai është i çoroditur dhe kjo çoroditje nuk ka aspak lidhje me ty.
Ka mundësi që ai interesohet për ty, madje më shumë se ç’mendon ti. Mirëpo, frika jote prej zhgënjimit po krijon një hendek mes jush. Ti tashmë je e bindur që ai nuk interesohet për ty prandaj flet dhe përqasesh sikur ta dije se çdo të mendojë ai edhe para se të flasë.
Po sikur ta ndryshoje sjelljen e tij duke u sjellë vetë në një mënyrë të tillë që kjo të ndodhte? Ja një këshillë për ty:
Para se t’i flasësh, mendo me mendjen tënde që dëshira më e madhe e tij është që ti të jesh e lumtur. Mendo që ai dëshiron të ta bëjë qejfin dhe të të dëgjojë dhe të jetë një partner i mirë për ty. Mendo që ai të dashuron, të dëshiron dhe të respekton. Përpiqu që ta imagjinosh si do të ishte kjo ndjesi. Kur t’i afrohesh për ndonjë gjë të rëndësishme, mendo fytyrën e tij.
Tani. Si mendon se do të flisje me të nëse sinqerisht do të besoje në zemrën tënde se ai dëshiron më të mirën për ty? Nëse mendon që ai mezi po priste që të bënte diçka për ty?
Kur i drejtohesh një personi në mënyrën e duhur, ka shumë më shumë gjasa që personi të sillet pikërisht ashti siç dëshiron ti.
E njëjta gjë ndodh në të dyja rastet.
Nëse ti i drejtohesh atij me mendimin se është dembel, rrëmujaxhi, etj, atëherë nuk është vështirë ta përfytyrosh sjelljen tënde kur i kërkon ndonjë gjë. Toni dhe fjalët që përdor e përcaktojnë qartë atë që ke në kokë (sikur të më ndihmojë pak, nuk do të ishte keq) dhe padyshim që rezultati do të jetë pikërisht ai që po mendon.
Nëse ai të thotë “pastaj”, ti do të mendosh se është dembel, në vend që të mendosh “sa mirë, më dëgjoi. Do ta bëjë më vonë atë që i kërkova”. Herën tjetër që do të shkojë në mendje t’i kërkosh ndonjë gjë, sillu me të pozitivisht, mendo që kërkesa jote do të plotësohet, mendo që ai mezi po pret që të ta plotësojë dëshirën se dëshiron që të të shohë të lumtur.
Do të çuditesh kur të shohësh se si ai do të vihet menjëherë në lëvizje, krejt ndryshe nga çka bërë më përpara. Gjithashtu, vëri re reagimet e tua tani që pret më shumë pozitivitet prej tij. Kjo është një këshillë e shkëlqyer, e megjithatë kaq e thjeshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Psikologu konfirmon: Janari është muaji më i rëndë për ndryshime, koha ideale për marrje vendimesh është pranvera
Çfarë ndodh kur 60 sekonda i bëni masazh pikës midis vetullave: Metoda çudibërëse kineze!
Mit apo e vërtetë? A sinkronizohen ciklet menstruale kur femrat jetojnë bashkë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë