LAJMI I FUNDIT:

Kur fillon pasioni, datëlindja është gjëja e fundit në mendjen tonë: Një ndryshim i madh në moshë mund të jetë i dobishëm

Kur fillon pasioni, datëlindja është gjëja e fundit në mendjen tonë: Një ndryshim i madh në moshë mund të jetë i dobishëm
shutterstock

E gjeni dot në ç’përfundim doli ky studim për lidhjet ku gruaja është më e madhe se ai në moshë?

Reklama

Marrëdhëniet në të cilat një grua ka një partner mashkull dukshëm më të ri, kanë tërhequr shumë vëmendjen e mediave gjatë viteve.

E mbani mend se çfarë lajmi i madh ishte kur Demi Moore u martua me Ashton Kutcher, i cili ishte 15 vjet më i ri se ajo? Apo ndoshta ju kujtohet fiksimi i mediave ndërkombëtare që rrethon marrëdhënien mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte, e cila është 24 vite më e madhe se ai?

Kohët e fundit mund të keni dëgjuar për reality show-n MILF Manor, ku djem të rinj do të dalin me mamatë e njëri-tjetrit.

Kjo vëmendje kaq e madhe, zakonisht nuk zbatohet në marrëdhëniet ku burrat janë më të mëdhenj në moshë.

Photo Credits: Eric Mccandless/Cbs

Standardi i dyfishtë i hendekut të moshës

Hulumtimet zbulojnë se njerëzit janë më shumë mosmiratues për çiftet me diferencë moshe mashkull-femër kur partneri më i vjetër është grua. Në këto raste, janë përsëri gratë ato që gjykohen më shumë.

Në dritën e këtij standardi të dyfishtë dhe mosmiratimit social, çfarë na thotë hulumtimi për cilësinë e marrëdhënieve të grave në lidhje me burra më të rinj?

Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë
Lexo po ashtu Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Në një studim me 200 gra, ajo që u zbulua ishte se gratë që ishin më shumë se 10 vjet më të mëdha se partnerët e tyre meshkuj ishin në fakt më të kënaqurat dhe më të përkushtuarat ndaj marrëdhënieve të tyre, krahasuar me gratë që ishin më të reja se partnerët e tyre, si dhe me gratë, partnerët e të cilave ishin të afërt në moshë.

Me fjalë të tjera, pavarësisht stigmës, gratë në këto marrëdhënie dukej se lulëzonin.

shutterstock

Pse ndodh kështu?

Pse gratë e moshuara ishin më të kënaqura? Ka disa mundësi. Për shembull, mund të ndodhë sepse kur gruaja është më e madhe, kjo e zhvendos dinamikën e pushtetit drejt një barazie. Barazia më e madhe në një marrëdhënie tenton t’i bëjë çiftet më të lumtur.

Përveç barazisë, lumturia mund të lidhet edhe me një pozitë më dominuese dhe të fuqishme për gratë. Kjo mund t’i bëjë gjërat interesante edhe në dhomën e gjumit, citon Anabel.

Shkurtimisht, rezultatet e studimit sugjerojnë se ndërsa çiftet me diferencë moshe mund të përballen me shumë rezistencë sociale, kjo nuk i pengon domosdoshmërisht që të zhvillojnë marrëdhënie të forta dhe shumë të kënaqshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

Bëje vet
Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Dizajn dhe Arkitekturë
Truku më i mirë për të “ringjallur” një xhaketë të vjetër lëkure: Ja me çfarë ta lyeni

Truku më i mirë për të “ringjallur” një xhaketë të vjetër lëkure: Ja me çfarë ta lyeni

Bëje vet
Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë 'fytyrën e vërtetë' -  kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë 'fytyrën e vërtetë' - kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Astrologji
Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Shtëpi të bukura
Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Aktivitete sportive
Kalo në kategori